Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vajzat e humbura

Shkruar nga Newsbomb
Vajzat e humbura
Foto ilustruese

Nga Laureta Rroshi

Nga bullizmi, rrjetet sociale dhe institucionet që nuk i dëgjuan. Historia e plotë e videos që tronditi Shqipërinë ku rrahja e 17 vjeçares nga tre vajza të tjera nxorri në pah problemet e thella të shoqërisë. Një rrjet “ekskortash” për shantazh, vajza me tatuazhe që lënë shkollën dhe përdorin njëra – tjetrën, e familje të varfra në ekstrem. Njerëz që nuk dëgjojnë e nuk raportojnë, sidomos në shtet! Një rrugëtim mbi historinë që nisi shumë kohë para videos virale

Për Patricia Dokon nuk kishte ditëlindje në këtë 10 korrik. Ditën që mbushi plot 17 vjeç e kaloi mes lotësh e të qarash me ngashërim. E kishte menduar ndryshe ditëlindjen që donte të bënte me shoqërinë kur të mbushte 17 vjeç. Ndoshta jo ndonjë festë të madhe, por, si një kursante e re për parukeri, kishte menduar të krihej bukur, të vishte një fustan, të merrte shoqet e veta dhe të dilnin në një nga lokalet në qytetin e Fierit për të festuar.

Patricia kishte ëndrra, por asnjëherë s’e kish menduar se në 10 korrik, ditëlindja do t’i shkonte mes lotësh, e fshehur, sa nga turpi e sa nga fjalët e njerëzve; sa nga frika, e sa nga qëmtimet e syve të shoqeve të saj duke e parë e mërmeritur se ajo ishte vajza e videos. Po, po, vajza që e ulur në një divan, po rrihej në mënyrë shtazarake nga dy vajza të tjera të moshës së saj, e ndërsa një e tretë e filmonte. Tre dhunueset qeshnin e lodronin me njëra tjetrën, e kapnin nga flokët, e ulnin e ngrinin, e gjuanin me shpulla e me shkelma, e vajza e gjorë, e gjendur në atë batare sulmi, thoshte veç “o ma”, një ofshamë që i dilte nga shpirti, nga dhimbja, nga poshtërimi, nga dhuna, nga rrethanat, nga vajzat që i mendonte shoqe.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese