Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Topi” mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Kurum”, prokuroria e Durrësit nis hetimet për mbetjet e rrezikshme

Shkruar nga Newsbomb
“Topi” mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë
Prokuroria e Durresit

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për 100 kontejnerët e dalë nga Porti i Durrësit, ngjarje që ka marrë përmasat e një skandali. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe në këto kushte, organi i akuzës ka nisur hetimet.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deklaroi ditën e sotme për mediet se kompania “Kurum” ishte eksportuese e mbetjeve. Por, një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga turqit që u shprehën se nuk kishin të bëjnë me mallin. Duke u përpjekur të lënë “topin” nga njëra derë në tjetrën, është Prokuroria e Durrësit që ka ndërhyrë për t’i dhënë drejtim çështjes.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me OLAF dhe pritet me interes të shihet se në ç’përfundim do të dalë Prokuroria e Durrësit. 816 tonë mbetje të rrezikshme dolën nga Porti i Durrësit me destinacion Finlandën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese