Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tirana “rreh” kuqezi! Shqiptaria bëhet bashkë në “Sheshin Skënderbej”, mijëra shqiptarë nga Maqedonia në Zvicër bëhen bashkë

Shkruar nga Newsbomb
Tirana “rreh” kuqezi! Shqiptaria bëhet bashkë në
Pamje nga Sheshi Skenderbej

Sheshi Skënderbej rreh kuq e zi pasditen e kësaj të premte. Mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe qytete të Shqipërisë janë mbledhur ditën e sotme në zemrën e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët prej pesë vitesh po përballen me padrejtësinë në Hagë.

“Lirinë e fituar me gjak dhe drejtësinë e saj nuk mund ta ndryshojnë me vendime të padrejta gjykate”, kështu janë shprehur shqiptarët të cilët mbajnë në duar flamujt kuqezi, të UÇK-së dhe mbi shpinë vuajtjet e viteve dhe plagët e masakrës që serbët i kanë shkaktuar.

Kërkesat e tyre janë të qarta Liri për Komandantët dhe lufta liridashëse e UÇK-së të mos bëhet pis. Për mediat qytetarët kanë dhënë dhe medimet e tyre sa i përket dhe gjyqit që mbahet në Hagë, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Ata shprehen që nuk jemi këtu për politikë po për gjakun që është derdhur në luftën e Kosovës. “Jemi në përkrahje të Çlirimtarëve, Kosova është e lirë falë tyre”, kanë thënë disa prej tyre.

Më herët veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në këtë tubim do të mbajnë fjalë ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, si edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Në protestë pritet të marrin pjesë gjithashtu kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Lutfi Haziri, një nga figurat kryesore të LDK-së. Ndërkohë, eskorta e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është parë duke kaluar kufirin, ndërsa burime të ndryshme bëjnë me dije se ajo ndodhet në Tiranë për një vizitë dhe pritet të rikthehet më pas në Prishtinë.

Nga politika shqiptare, protestës pritet t’i bashkohen disa deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë. I vetmi përjashtim është Fatmir Mediu, i cili gjatë seancës së djeshme plenare njoftoi se do të jetë i pranishëm në protestë si dhe Bujar Leskaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese