Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
I pari që nisi intervistimin është Adnan Xholi, i cili e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qënë kreu i ri i SPAK.
“E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi”, e nisi fjalën e tij Xholi.
Xholi tha se ka ardhur koha që SPAK të kryejë hetime të shpejta për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe për të rritur besimin e publikut ndaj sistemit.
Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SPAK ndodhet në fazë konsolidimi implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është dhe mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojta nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupë së SPAK, për rezultatet që kanë arritur pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm. Ata janë familja ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike, ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.
