Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot mbylli sytë përgjithmonë Papa Françesku, Kisha Katolike në Shkodër ul flamujt në gjysmështizë

Shkruar nga Newsbomb
Sot mbylli sytë përgjithmonë Papa Françesku, Kisha
Kisha Katolike në Shkodër

Kisha Katolike në Shkodër, ka ulur flamujt në gjysmështizë, në shenjë zie dhe nderimi për kreun shpirtëror të Kishës Katolike në mbarë botën, Papa Françesku.

Ati i Shenjtë, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare, një ditë pasi u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.

Ulja e flamujve dhe njoftimi përmes rënies se kumoneve, është pjesë e protokollit solemn që ndiqet nga të gjitha dioqezat katolike pas ndarjes nga jeta të Papës, udhëheqësit shpirtërore te besimtarëve në mbarë botën.

Në orët në vijim, nga Shkodra, qyteti që ka qenë gjithmonë një nga qendrat më të rëndësishme të katolicizmit në Shqipëri, pritet një deklaratë zyrtare për shtyp nga përfaqësues të Kishës Katolike Shqiptare.

Deklarata do të përcjellë reagimin institucional dhe shpirtëror të Kishës ndaj këtij momenti historik dhe do të sqarojë më tej hapat që do të ndërmerren në ditët në vazhdim në përputhje me traditën e Selisë së Shenjtë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese