Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot e vranë me plumb në kokë, DALIN PAMJET si tentuan dy persona ta ekzekutonin Arlind Bushatin tre javë më parë

Shkruar nga Newsbomb
Sot e vranë me plumb në kokë, DALIN PAMJET si tentuan dy persona
Arlind Bushati

32-vjeçari Arlind Bushati mbeti viktimë e atentatit të pasdites së kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.

Teksa ende nuk dihet se kush ka qenë  “shënjestra” e atentatorëve, Hamza Lici apo Arlind Bushati, më emisionin “Opinion” janë transmetuar për herë të parë pamjet se si dy persona tentuan ta ekzekutojnë 32-vjeçarin më 10 tetor 2024.

Pamjet janë fiksuar nga një biznes në Pedonalen e Shkodrës, përballë lokalit ku dhe ishte ulur Bushati së bashku me dy persona të tjerë. Në video shihet se si një motor me dy persona me skafandra ka ndaluar para tavolinës ku dhe ndodhej i riu dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga kallëzimi që 32-vjeçari bëri tre javë më parë në Polici, njëri nga personat kishte nxjerrë armën, mirëpo sipas Bushatit nuk arriti që ta shkrepet.

Kallëzimi i Arlind Bushatit u mor më 11 tetor nga Policia e Shkodrës, mirëpo pavarësisht se është ndjekur itenerari i lëvizjes së dy atentatorëve nuk është arritur që të vihet në gjurmët e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese