Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SKANDALI me mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria në Tajlandë, “MAERSK” çoi dhe në Kinë 115 kontejnerë, ngarkesa e bllokuar që në Mars

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI me mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria në Tajlandë,
Nje anije e linjes se transportit "MAERSK LINE"

Newsbomb.al raportoi ekskluzivisht një javë më parë, për një sasi prej 800 tonësh mbetje të rrezikshme që kishte dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria dhe ishte nisur drejt Afrikës së jugut. Dy anije të kompanisë së transportit “MAERSK” fikën GPS pasi alarmi u dha në gjithë botën.

Ishin 100 kontejnerë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, të cilat janë dërguar në mënyrë të paligjshme drejt Tajlandës dhe alarmi u dha vetëm kur dy anijet kishin nisur rrugën. Pas ditësh kërkime, dy anijet u lokalizuan dhe ngarkesat po kthehen mbrapsht.

Por, pas raportimit tonë të parë, një skandal i ri ka dalë në dritë. Media Kapitali.al ka investiguar më tej rastin e denoncuar ekskluzivisht nga newsbomb.al më 12 Gusht 2024 dhe ka rezultuar se muaj më parë një ngarkesë edhe më e madhe me pluhur kimik është dërguar drejt Kinës.

Në Mars të këtij viti Shqipëria i dërgoi Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar se koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontejnerët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinës.

SKANDALI me mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria në Tajlandë,

Vendimi për të bllokuar menjëherë ngarkesën ka ardhur pas analizave të kryera nga autoritetet kineze, të cilat kanë provuar se kontejnerët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë.

Rezultatet e analizave e kanë klasifikuar ngarkesën si mbetje, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentet shoqëruese të eksportit. Edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi ngarkesën e mbetjeve toksike që ishte parashikuar të çohej në Tajlandë.

SKANDALI me mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria në Tajlandë,

Skandali është konfirmuar edhe nga Rrjeti i Veprimit të Bazelit, i cili i ka bërë thirrje kompanisë Maersk që të kthejë kontejnerët e bllokuar në Kinë sërish në Shqipëri.

“Maersk duhet të kthejë 115 kontejnerë me mbetje nga Shqipëria, që janë të bllokuara në Portin e Nansha, në qytetin Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024. Këto kontejnerë janë bllokuar nga dogana Fengcheng pasi analizat treguan për nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje. Ashtu siç Maersk ka pranuar të kthejë 100 kontejnerët këtë muaj, edhe kontejnerët e mëparshëm duhet të kthehen në Shqipëri", deklaroi rrjeti i Bazelit.

SKANDALI me mbetjet e rrezikshme nga Shqipëria në Tajlandë,

Është e dyshimtë mënyra se si është bërë ky transportim i këtyre mbetjeve që sipas ekspertëve të BAN është i rrezikshëm. Faktet të çojnë të gjitha te kontrabanda. Përsa i përket rastit të parë, të transportimit të këtyre mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, siç konfirmojnë autoritet e huaja, Shqipëria nuk ka dhënë miratimin për eksportin e tyre.

Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si është vepruar në Portin e Durrësit. Si është e mundur që autoritetet tona nuk kanë dijeni në një kohë kur janë mbushur qindra kontejnerë me mbetje të rrezikshme? A janë përgjegjësit doganorë të pranishëm apo agjentët e policisë në çdo rast të import – eksportit? Si është vepruar për këtë rast, si mund të jenë mbushur qindra kontejnerë me mbetje të rrezikshme pa dijeninë e askujt? Edhe koha fizike duhet të jetë e mjaftueshme.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese