Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ALARMI: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme nga porti i Durrësit, autoritetet shqiptare thonë se nuk kanë dijeni, anija fiku lokalizuesin në Afrikë (NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
ALARMI: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme nga porti i
Porti i Durresit, konteinere (ilustruese) dhe anija e linjes "MAERSK"

“Anija e konteinerëve që transporton qindra tonë mbetje të dyshuara si të rrezikshme ka humbur gjatë rrugës nga Shqipëria për në Tajlandë”, ky është lajmi i bujshëm që po qarkullon në mediat ndërkombëtare, ku bëhet me dije se 100 konteinierë janë nisur nga porti i Durrësit me mbetje të rrezikshme. Kodi i Kuq është lëshuar në gjithë botën, teksa grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë. Mirëpo situata nuk është kaq e thjeshtë sa në dukje.

Linja e transportit “MAERSK”, e ndarë në dy anije që transporton këto mbetje të rrezikshme kishte planifikuar që të ankoronte në Cape Toën, në Afrikën e Jugut. Por, pas paraljmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN” me bazë veprimi në USA për shtetin afrikan, në datën 31 korrik u fik GPS i anijes sikurse raporton “bloomberg.com”. Në këtë mënyrë, ankorimi i planifikuar I saj u nuk u bë i mundur. Afrika e Jugut ka nxjerrë në det disa skuadra kërkimi, por deri më tani raportohet se nuk është arritur të identifikohet anija “MAERSK”.

ALARMI: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme nga porti i
Anija e linjës së transportit "MAERSK"

Drejtori ekzekutiv i “BAN”, Jim Puckett dyshon se mënyra e veprimit të kapitenëve të kësaj anije lidhet me faktin se duan t’i shmangen përgjegjësisë para ligjit. Dyshohet se me mjetin e tyre të lundrimit ata të jenë përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. Ai deklaroi: “Nuk ka arsye tjetër për këtë sjellje përveç përpjekjes nga ana e MAERSK për të shmangur arrestimin ose vonesat për shkak të mundësisë që anija e tyre të jetë e përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme”. Më tej shtoi dhe i bëri thirrje kapitenëve dhe përfaqësuesve të saj: “Kërkojmë që MAERSK të bashkëpunojë menjëherë për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në parandalimin e hedhjes së paligjshme të mbetjeve të rrezikshme”.

Po si është përfshirë Shqipërianë këtë histori?
Në fakt është e dyshimtë mënyra se si është bërë ky transportim i këtyre mbetjeve që sipas ekspertëve të BAN është i rrezikshëm. Shqipëria si vend eksportues nuk ka dijeni për këtë transportim, të paktën siç raporton artikulli. Gjithashtu edhe vendi transit Afrika e Jugut ku duhej të ankorohej anija, sikurse dhe Tajlanda që është shteti importues. Në këtë mënyrë ka lindur dyshimi i arsyeshëm se jemi në kushtet e një trafikimi të paligjshëm të mbetjeve sipas Konventës së Brazilit. Faktet të çojnë të gjitha te kontrabanda dhe për më tepër, kapiteni i anijes ka fikur lokalizuesin me t’u njoftuar Afrika e Jugut për 100 kontinierët që po transportoheshin nga Shqipëria. Sipas Konventës së SOLAS, sinjali IAS duhet të jetë gjithmonë i ndezur kur anijet janë në lëvizje ose të ankoruara. Vetëm në rastin e rrezikut të menjëhershëm, kur kapiteni është i sigurtë se transmetimi i vazhdueshëm i sinjalit dëmton sigurinë dhe mbrojtjen e anijes, vetëm atëherë mund të fiket.

ALARMI: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme nga porti i
Konteineret

Dyshimet, si dolën mbetjet e rrezikshme nga porti i Durrësit?
Siç konfirmojnë autoritet e huaja, Shqipëria nuk ka dhënë miratimin për eksportin e tyre. Vendi ynë nuk është konfirmuar për eksportin nga eksportuesi dhe Tajlanda nuk ka marrë ndonjë njoftim. Vendet në transit si Afrika e Jugut nuk janë informuar para dërgesës. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si është vepruar në Portin e Durrësit. Si është e mundur që autoritetet tona nuk kanë dijeni në një kohë kur janë mbushur plot 100 kontinierë me mbetje të rrezikshme? A janë përgjegjësit doganorë të pranishëm apo agjentët e policisë në çdo rast të import – eksportit? Si është vepruar për këtë rast, si mund të jenë mbushur plot 100 kontinierë me mbetje të rrezikshme pa dijeninë e askujt? Edhe koha fizike duhet të jetë e mjaftueshme. E megjithatë autoritet zviceriane janë të bindur që anija do të gjendet dhe do të kthehet sërish në vendin tonë.

Shqetësimi i madh i europianëve, Shqipëria në “lupë”
Aktualisht nuk dihet se ku ndodhet kjo anije “MAERSK” pasi kapiteni ka fikur pajisjet e gjurmimit. Autoritet amerikane që ishin dhe të parët që ranë në gjurmët e këtij transportimi të paligjshëm, I druhen faktit se anija që fsheh vendndodhen e saj mund të shkojë në çdo vend të rajonit. Duhet evidentuar fakti se transportimi i tyre është bërë në dy anije, përkatësisht me 40 dhe 60 kontinierë. "BAN” ka kërkuar nga Afrika e Jugut që të japë alarmin në të gjithë Azinë Juglindore duke kërkuar nga qeveritë të ndërhyejnë për të ndaluar të dy anijet. Edhe linja e transportit MAERSK është ftuar të ndalojë menjëherë transportin, në mënyrë që ato të kthehen në vendin e origjinës, Shqipëri. Musa Chamane, përgjegjës për mbetje në groundëork tha: “Ne kërkojmë që këto dy anije të kapen. Konteinerët të analizohen këtu për të siguruar që nuk do të shkojnë në asnjë vend tjetër apo të hidhen në oqeran. Nëse konfirmohet se përmbajnë mbetje toksike, duhet të kthehen direkt te dërguesi bashkë me kostot e tyre dhe të mos lejohet kurrë që të mbeten në Afrikë apo të hidhen në Tajlandë”.

ALARMI: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme nga porti i
Porti i Durresit

Po çfarë janë këto mbetje të vlerësuara si të rrezikshme?
Bëhet fjalë për 816 tonë mbetje në të dy anijet që janë ndarë në 100 kontinierë të shkurtër. Besohet se përmban pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.

© NEWSBOMB.AL

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese