
Shtatë mjekë dhe staf i Spitalit Onkologjik janë vënë në pranga dhe janë njohur me masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Tiranës, për shkak se akuzon se kanë shpërdoruar detyrën duke u shitur pacientëve me kancer ilaçe për seancat e kimioterapisë. Në disa raste, ata i dërgonin pacientët dhe në spitale private.
Prokurori Bledar Valikaj, i mbështetur dhe nga efektivët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Tiranës, ka kryer kryer hetime përgjatë një viti për këtë skandal që përfshin një spital publik, duke me veprime proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime të hapura hetimore.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, theksohet se “nga informacionet e marra në rruge operative ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti, ku rolin kryesor e ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programin e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk e lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim por një pjesë të kësaj kure nxirret për t’u blerë jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private."
Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 Euro.
Nga hetimet ka rezultuar se medikamentet e përdoruara nga pacientët me kancer për seancat e kimioterapisë shiteshin edhe jashtë Spitalit Onkologjik, në shkelje flagrante të ligjit pasi këto ilaçe janë shumë të kushtuese dhe në sasi të limituara. Madje, kundrejt parave të afërmit e pacientëve me kancer mund të blinin flakon jashtë radhës, edhe nëse në listën e pritjes ishin pacientë të tjerë sipas datave të përcaktuara.
Më poshtë, disa nga përgjimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, që tregon qartë sesi siguroheshin dhe tregtoheshin ilaçet për trajtimin e sëmundjeve malinje.
Përgjimet data 1.12.2023
Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.
Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Përgjime data 4.12.2023
Afrim: He Rudi.
Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.
Afrim: A t’i bëj nesër më mirë?
Rudi: Jo jo a s’e ke Ketën aty?
Afrim: E mirë mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?
Rudi: Po 6 flakonë.
Pjesë nga përgjimet, data 5.12.2023
Qytetari: Afrim mirëmëngjesi. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL?
Afrim Ruçi: Mgjes.Ok.