Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pacientët me kancer i dërgonin te privati, EMRAT: Ja cilët janë mjekët dhe stafi i Onkologjikut që përfunduan në pranga

Shkruar nga Newsbomb
Pacientët me kancer i dërgonin te privati, EMRAT: Ja cilët
Spitali Onkologjik ne QSUT

Mjekë, drejtues të Spitalit Onkologjik dhe staf mbështetës janë njohur sot me masat e sigurisë që kanë dhënë togat e zeza, pas një hetimi mes Seksionit për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës dhe Prokurorisë së kryeqytetit.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kobalti”, në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë: 

1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

2- Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

3- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

4- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

5- Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. E30510055J per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

6- Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

7- Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

8- Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Prokuroria e Tiranës sqaron se këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 174,178,179 dhe 248 të K.Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese