
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit e gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Anastas Janullatos ndërroi jetë në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm pas disa ditësh në luftë me jetën. Ai ishte shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë, por pavarësisht përpjekjeve dëshpëruese për ta mbajtur në jetë, Janullatous u shua përgjithmonë duke lënë pas një emër dhe trashëgimi të madhe për botën fetare.
“Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën. Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar,” shkrun Bajram Begaj në postimin e tij.
“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar.
Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën. Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin. Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!", shruan ai.