Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkëlqim Fortuzi merr shumicën e votave dhe zgjidhet Rektor i Universitetit të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Shkëlqim Fortuzi merr shumicën e votave dhe zgjidhet Rektor i
Rektori i ri, Shkelqim Fortuzi

Dekani i Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Shkëlqim Fortuzi ka arritur të grumbullojë shumicën e votave dhe është zgjedhur Rektor i këtij institucioni të arsimit të lartë. Dje, u mbajtën zgjedhje në 14 IAL.

Profesor Fortuzi ka mbajtur postin e Dekanit në Fakultetin e Biznesit, ndërsa në garë ishte me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Andon Kume, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Osman Metalla dhe Dekania e Fakultetit të TIK, Lindita Mukli.

Shkëlqim Fortuzi arriti të marrë 121 vota nga pedagogët dhe studentët, ndërsa kandidatët e tjerë morën respektivisht: Andon Kume me 51 vota, Osman Metalla me 101 vota dhe Lindita Mukli me 53 vota.

Rektorja aktuale Kseanela Sotirofski nuk kishte të drejtë të rikandidonte, pasi kishte 2 mandate në këtë post.

Në 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend u mbajtën zgjedhjet për drejtuesit dhe stafet akademike. Në të gjithë universitetet u ngritën Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet ishin të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë.

Pesha e votës së studentëve në përzgjedhjen e autoriteteve drejtuese në universitete, krahasuar me pedagogët, llogaritet në masën 10% të totalit të votave. Ligji “Për arsimin e lartë” lejon që rektorët, dekanët apo drejtuesit e departamenteve të shërbejnë vetëm në dy mandate.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese