Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri. Në listën e pasurive të sekuestruara renditen: 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente dhe vila luksoze.
Pronat e sekuestruara janë në pronësi të 7 personave, të cilët në bashkëpunim me Elman Abule, i dënuar në Belgjikë për trafik droge e grup kriminal, kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale.
Janë zbardhur emrat e 7 personave që ishin pjesë e skemës së pastrimit të parave. Burime për media bëjnë me dije se Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, në bashkëpunim kanë pastruar paratë që vinin nga trafikimi i drogës.
Personat në fjalë akuzuhen për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Personave në fjalë u është sekuestruar pasuria me vlerë 50 milionë euro.
Elman Abules i janë sekuestruar: ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe Marisa Nitos, si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.