Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetari shkon me kalë në protestë, tjetri me bukë me vete, momente pikante nga mosbindja civile e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari shkon me kalë në protestë, tjetri me bukë me vete,
Foto nga protesta

Opozita ka nisur protestën duke bllokuar rrugën. Ka qenë i pari deputeti Flamur Noka që ka fikur automjetin e tij në zonë e mbikalimit të Kamzës për të bllokuar rrugën.

Po ashtu Edi Paloka si dhe Xhelal Mziu kanë vendosur makinat për të bllokuar rrugën. Sakaq disa protestues janë ulur këmbëkryq në mes rrugës.

Kjo protestë ka sjellë dhe disa momente pikante, ku një qytetar është parë mbi kalë me veshje kombëtare, ndërsa të tjerët në mënyrë simbolike kanë marrë bukë me vete.

Po ashtu një tjetër protestues special ishte një i moshuar,  i cili ishte në karrocë me rrota, teksa tha se po protestonte për pensionin e tij.

“Marr 30 mijë lekë në muaj, çfarë do të bëj unë me këto para? Këtë na ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Do të protestoj deri në fund”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese