Hapësire reklamuese

Aktualitet

Puna e Altin Dumanit nën “skanerin” e “mikut” të tij, prokurori skraparli në kërkim të votave në KLP: Kam qetësinë dhe eksperiencën! E meta e Arben Krajës dhe gabimet e tij

Shkruar nga Newsbomb
Puna e Altin Dumanit nën “skanerin” e “mikut”
Klodjan Braho

Klodjan Braho, prokurori skrapali, është kandidati i fundit i cili po prezanton veten përballë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorëve.

Prej disa vitesh pjesë e SPAK, Braho u emërua shef i seksionit kundër korrupsionit menjëherë pas ardhjes së kreut aktual të kësaj strukture, Altin Dumani, një lëvizje që u pa dhe u komente gjerësisht si rritja e besimit të Dumanit ndaj prokurorit i cili tanimë aspiron që t’i zërë vendin në krye të Prokurorisë së Posaçme.

I pyetur këtë të enjte nga anëtarja e KLP-së sa i përket të mirave që do të dëshironte të merrte nga Dumani dhe Kraja, me sinqeritetin të cilin e ritheksoi si një “virtyt” të tijin, Braho tha se do të merrte proaktivitetin dhe vendosmërinë e Dumanit, si dhe qetësinë e Krajës.

“Dumani do merrja proaktivitetin dhe vendosmërinë. Sigurisht edhe nga drejtuesi tjetër Kraja, do merrja atë që dhe unë e shpjegova më shumë si pjesë pozitive të tij qetësinë.

Nuk është se kam konstatuar ndonjë, jam në një pozitë ku po më kërkoni të përgjigjem për dy drejtues. Mendoj se pak a shumë, kanë ushtruar të dy të njëjtën detyrë, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Mendoj që institucioni mund të ishte më aktiv në atë periudhë, në periudhën e Krajës. Në periudhë as tre vjet nuk ishte pasi viti i parë ishte krijimi, dy vjet çështjet e duan që të piqen para se të dërgohen në Gjykatë do isha më aktiv. Ndërsa në krahasim me Dumanin duke e vlerësuar e vet do i merrja anën e proaktivitetit dhe e kam vështirë që të gjeja një anë që nuk doja ta kisha. Jam shumë i sinqertë”, tha ai teksa më tej i mëshoi faktit që eksperienca e tij në hetimet lidhur me korrupsionit është ndër pikat e tij më të forta.

Mandro: Ne kemi konatakte te rëndësishme me prokurorinë e posaçme në momente kulminante kur zgjidhet drejtuesi dhe vëmë re që në një periudhë 3 vjeçare kemi një shkëputje. Doja të dija vizionit tuaj në lidhje me KLP dhe nëse ka një vend për kritikë konstruktive apo përmirësim  në rolin e KLP.

-Unë për shkak edhe të funksionit kam qenë disa herë në raportimet vjetore para këshillit. Mendoj që është një proces i nevojshëm, i frytshëm dhe shpeshehrë dhe këto bashkëbisedime kanë qenë të vlefshme edhe për ju dhe për ne. Unë nuk shoh ndonjë problematike të marrëdhënieve SPAK dhe KLP. Në vlerësimin tim është marrëdhënie e shëndoshë dhe e kënaqshme dhe të dyja institucionet duhet të respektojnë kompetencate gjithësecilit me qëllim përmirësimin e punës.

Mandro: A ka pasur raste që ju keni paraqitur rekomandime, sugjerime, pra sa i hapur keni qenë në ndërveprim me drejtuesin me qëllim përmirësimin.

-Në momentin kur është krijuar SPAK, kush ka qenë anëtar i këshillit e mban mend, ngarkesën e punës. Atë kohë, flas për tre mujorin e fundit sepse atëhere filloi dhe veprimet konkrete që u emëruan dhe prokurorët. Kam qenë drejtues i korrupsionit te Krimet e Rënda, për shkak të njohjes time, me dy drejtuesit edhe me zotin Kraja dhe me Dumanin gjithmonë në raste të caktuara kemi shkëmbyer mendime. Kemi dhënë rekomandime, të cilat jo gjithmonë mund të pranohem por unë jam ndjerë mirë që më është kërkuar mendim dhe realisht kjo ka ndodhur.

Mandro: Pika e fortë dhe pika e dobët tuaja të cilën ja njihni vetes tuaj

-Patjetër, unë nuk mendoj se jam perfekt. Secili ka pika të dobëta dhe të forta. Si të fortë përmend kam eksperiencë të gjatë në hetimet lidhur me korrupsionin. Nga 2012 jam marrë vetëm me veprën penale të lidhur me korrupsionin. Kam pasur qetësinë dhe qartësinë e duhur në kryerjen e hetimeve, dhe maturinë. Sa i përket pikës time të dobët. SPAK nuk ka qenë siç ka qenë sot, as ne nuk kem i qenë të përgatitur për këtë lloj komunikimi publik dhe mendoj se është një ndër pikat e mija, që do i kushtoj rëndësi në të ardhmen, mënyrën e komunikimit me median pasi ne nuk kemi qenë të përgatitur. Siç e shihni del drejtuesi, është ai që përfaqëson por prokurorët nuk e kanë pasur këtë mundësi.

Mandro- Çfarë do merrnit nga drejtuesit e mëparshëm?

-Dumani do merrja proaktivitetin dhe vendosmërinë. Sigurisht edhe nga drejtuesi tjetër Kraja, do merrja atë që dhe unë e shpjegova më shumë si pjesë pozitive të tij qetësinë.

Nuk është se kam konstatuar ndonjë, jam në një pozitë ku po më kërkoni të përgjigjem për dy drejtues. Mendoj se pak a shumë, kanë ushtruar të dy të njëjtën detyrë, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Mendoj që institucioni mund të ishte më aktiv në atë periudhë, në periudhën e Krajës. Në periudhë as tre vjet nuk ishte pasi viti i parë ishte krijimi, dy vjet çështjet e duan që të piqen para se të dërgohen në Gjykatë do isha më aktiv. Ndërsa në krahasim me Dumanin duke e vlerësuar e vet do i merrja anën e proaktivitetit dhe e kam vështirë që të gjeja një anë që nuk doja ta kisha. Jam shumë i sinqertë.

Mandro: Të merrja përsipër t’ju bëja ndonjë sugjerim si drejtues i kësaj prokurorie. A do ta merrnit ju në konsideratë a gëzoj unë respektin e mjaftueshëm që ju të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje time.

-Kam dëgjuar pyetje është pyetje e përsëritur dhe rrugës kam menduar dhe pyetjen. Unë ju njoh që nga vitit 2000 dhe të jem i sinqertë dhe unë besoj që ju do ti shkoni drejtuesit të SPAK për ndonjë problem personal. Por unë nuk e kam problem të përballem me ankesa, për secilin person, madje edhe në çështje që kam shtruar edhe kur janë zyrtarë, ja u kam njoftuar vetë. Me qëllim që dhe të dëgjoj prej tyre edhe pretendimet që kanë. Qëllimi s’është që dikush patjetër të shkojë në burg, por të vendoset drejtësia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese