Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit i vënë flakën shkurreve në Milot, shtrihen në tokë dhe s’lejojnë zjarrfikësen të kalojë

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit i vënë flakën shkurreve në Milot, shtrihen
Protestuesi mes rruges

Prej rreth dy orësh opozita është në protestë, ku kanë bllokuar prej 6 akseve kryesore, duke shkaktuar trafik kilometrik.

Protestuesit në Milot i kanë vënë zjarrin dhe shkurreve që ndodhen anës rrugës. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët dhe mos lejuar përhapjen, mirëpo protestuesit nuk e kanë lejuar që të kalojë.

Ata janë shtrirë në mes rrugës për moslejuar zjarrfikësen që të kalojë dhe të bëjë punën e saj.

Po ashtu ka pasur dhe një përplasje mes protestuesve dhe policisë, kjo pasi ata kanë avancuar disa metra më shumë drejt protestuesve.

Protestuesit i vënë flakën shkurreve në Milot, shtrihen
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese