Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokurori që "kopsiti" letrat për Ilir Metën, Sotir Kllapi i vlerësuar "Shumë mirë" dhe me vetting! Deri në 2017 jetonte në rezidencat e studentëve te QS

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori që "kopsiti" letrat për Ilir Metën, Sotir
Ilustrim: Prokurori Sotir Kllapi - Momenti i arrestimit te Metes

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, për tre akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e të ardhurave. Masë sigurie është dhënë dhe për Monika Kryemadhi.

Pas katër vitesh hetime intensive, prokurori Sotir Kllapi ka finalizuar hetimet dhe ka firmosur arrestimin e Ilir Metës. Hetimet janë mbështetur dhe nga kryeprokurori Altin Dumani, si dhe prokurori dhe dikur ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.

Organi i akuzës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për rastin, sepse Ilir Meta ka disa dosje të hapura në SPAK, por dyshimet janë se bëhet fjalë për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kjo dosje po hetohej pikërisht nga prokurori Sotir Kllapi.

Kush është magjistrati model Sotir Kllapi

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe ka nisur punën si prokuror fillimisht në Prokurorinë e Tiranës. Ai e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës, përpara se të emërohej drejtues në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2014.

Deri në vitin 2020, ai ka drejtuar Prokurorinë e qytetit të vogël juglindor, derisa kaloi me sukses vettingun dhe vendosi të garonte për të qenë pjesë e SPAK. Sotir Kllapi u vlerësua me 174 pikë nga KLP, më shumë se të gjithë kandidatë, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon, dhe prej katër vitesh është pjesë e SPAK.

Gjatë gjithë karrierës së tij në akuzën shqiptare, Sotir Kllapi është vlerësuar "Shumë mirë" për ushtrimin e profesionit dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë një masë disiplinore, për mangësi në hetime apo mospërmbushje të detyrës.  

Në vitin 2019, ai u fut në procesin e vettingut dhe i kaloi të gjithë filtrat me sukses dhe pa vështirësi. Procesi ndaj tij u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm John Leonardo.

Prokurori Sotir Kllapi ka marrë raport pozitiv dhe nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. KPK pesë vite më parë arriti në përfundimin se prokurori kishte burime të ligjshme për pasurinë e tij; e cila përbëhet vetëm nga likujditete bankare dhe kursime në cash.

Relatori i çështjes, Roland Ilia evidentoi gjatë procesit të vettingut se drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit nuk ishte deklaruar shpenzime për qiranë. Sipas deklaratave të pasurisë, Sotir Kllapi jetonte deri në fund të vitit 2017 në Qytetin Studenti përmes kontratës së qirasë me vlerë 8 mijë lekë në muaj.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese