Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se përveç 49 vjeçarit Altin Kuka, në pranga kanë përfunduar edhe dy djemtë e tij, përkatëisht 21 vjeç dhe 18 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vrarë dy vëllezërit Gramoz dhe Ladimir Kurtajn.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët t’i shpëtojnë drejtësisë, dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i K. Penal.
Në gjendje të lirtë është proceduar edhe babai i Altin Kukës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Vëllezërit, ndonëse fillimisht u raportuan si kushërinj, sipas banorëve të zonës, ishin vërtet vëllezër, por Vladimiri ishte rritur nga xhaxhai i tij.
Gramoz Kurtaj dhe Ladimir Kurtaj, mësohet se kanë debatuar me 49-vjeçarin, Altin Kuka e “molllë e sherrit” mes tyre mësohet të jenë bërë djemtë i Altin Kukës, të cilët janë përplasur më herët për motive të dobëta me viktimat. Menjëherë pas krimit Kuka u vetëdorëzua në Polici, ndërsa sot në pranga ranë edhe dy djemtë e tij. 49-vjeçari raportohet se shkoi vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku pranoi krimin e dyfishtë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;
-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i K. Penal.
Gjithashtu, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
