Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia u bëri thirrje të lirojnë rrugët, çfarë parashikon Kodi Penal për bllokimin e qarkullimit

Shkruar nga Newsbomb
Policia u bëri thirrje të lirojnë rrugët, çfarë
Ilustrim: Nje polic me megafon - Protesta te Kthesa e Kamzes

Efektivë të Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët, që mjetet të vijojnë normalisht qarkullimin, sepse janë duke kryer veprime të dënueshme nga ligji. Përmes megafonëve, të distancuar nga protestuesit, ata kanë bërë thirrje për hapjen e rrugës.

Megjithatë, pavarësisht se çfarë ka kërkuar Policia e Shtetit, deputetët e opozitës që qëndrojnë në krye të mosbindjes civile, janë shprehur se ata nuk i binden "regjimit".

Policia u bëri thirrje të lirojnë rrugët, çfarë
Neni 293 i Kodit Penal

Çfarë thotë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?

Kodi Penal i vendit tonë, konkretisht Neni 293 "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikon që bllokimi i rrugëve dhe qarkullimit të mjeteve të kategorive të ndryshme dënohet me gjobë deri në tre vite burg. Këtë e kanë deklaruar me megafon dhe zyrtarët e Policisë.

"Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet", thotë ligji.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kjo masë do të aplikohet, apo do të respektohet e drejta e opozitës për protestë.

Akset rrugore kombëtare ku po protestohet nga opozita dhe qarkullimi i mjeteve është bllokuar në segmentin Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”, rrethrrotullimi Milot, rrethrrotullimi Shkozet, rrethrrotullimi Bradashesh, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese