Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia rrethon News 24, televizioni nuk del në transmetim! Ardi Veliu në krye të operacionit, gazetarët nuk lejohen të futen në redaksi (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb
Policia rrethon News 24, televizioni nuk del në transmetim! Ardi Veliu
Policia rrethon televizionin News 24

Televizioni privat News 24 është rrethuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat nuk kanë lejuar gazetarët të nisin punën këtë të shtunë, ashtu siç bënin prej vitesh.

Në këto godina ndodhen edhe redaksitë e "BalkanWeb", gazeta "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare", të gjitha pjesë e Hysenbelliu Group, në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu.

Policia rrethon News 24, televizioni nuk del në transmetim! Ardi Veliu
Policia prane ambienteve te televizionit News 24

Televizioni nuk ka dalë në transmetim të drejtpërdrejtë këtë të shtunë, për shkak se edhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë, ndërkohë që për publikun po jepet programacion i regjistruar më përpara.

I pranishëm dhe në krye të këtij operacioni, siç shihet dhe nga pamjet që publikon vetë redaksia e News 24 në rrjetet sociale, qëndron ish-kryepolici i Shqipërisë dhe aktualisht drejtues i shoqërisë "KAYO", Ardi Veliu. Ai pretendon se godinat e televizionit i takojnë "KAYO-s".

Policia rrethon News 24, televizioni nuk del në transmetim! Ardi Veliu
Ardi Veliu prane televizionit News 24

"Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare", thuhet në reagimin e shkurtër.

Media pretendon se këto veprime arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, moslejimin e gazetarëve të shkojnë në ambientet e redaksive, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese