Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Po më arrestojnë”, alarmoi familjarët të cilët e denoncuan në komisariat si të zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet gjatë natës në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
“Po më arrestojnë”, alarmoi familjarët të
Daniel Shima

Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është rikthyer në banesë shëndosh e mirë gjatë orëve të natës, pasi u denoncua si i zhdukur nga familjarët.

“Nuk kam asnjë pretendim”, tha ai për uniformat blu, ndërsa prej ditës së djeshme ai nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e tij.

Ka qenë e dashura e tij e cila ka marrë një telefonatë nga Daniel Shima ku i ka thënë: Po më arrestojnë. Ajo është alarmuar dhe e ka telefonuar disa herë, pasi nuk është lidhur dot me të ka kontaktuar nënë e Shimës e cila ka bërë dhe denoncimin në komisariatin nr.1 të Policisë së Tiranës rreth orës 17:00.

Kujtojmë se Daniel Shima është marrë në pyetje më herët nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.

Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.

Sakaq, burime nga Policia e Shtetit dje bënë me dije se nga kontrolli në sistemit TIMS, Daniel Shima nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese