Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pëson arrest kardiak ish-deputeti i PD, humb jetën Gerti Bogdani

Shkruar nga Newsbomb
Pëson arrest kardiak ish-deputeti i PD, humb jetën Gerti Bogdani
Gerti Bogdani

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Bëhet me dije se ish-deputeti ka humbur jetën në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.

Mësohet se ish-ligjvënësi demokrat ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel "Rogner" në Tiranë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur që ta rikthenin në jetë.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila njofton se ish-deputeti është gjetur pa shenja jete.

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ish-deputeti ka qenë i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe ishte babai i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit.

Gerti Bogdani ka lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award - ‘Medalje Ari’.

Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjatë kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh si deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese