Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasje në Qeverinë e Prokurorëve, Bazaj thërret mbledhje për fatin e Alfred Ballës, ai e sfidon me takim në të njëjtin orar

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje në Qeverinë e Prokurorëve, Bazaj thërret
FotoMontazh: Tartar Bazaj dhe Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe përfundimtare e vettingut vendosi këtë javë të largonte për një periudhë15 vjeçare nga sistemi i drejtësisë Alfred Ballën, kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vettingu ndaj Ballës u mbyll pa një vendim përfundimtar.

Kolegji deklaroi edhe humbjen e të drejtës së këtij subjekti rivlerësimi për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Alfred Balla e cilësoi vendimin të turpshëm dhe sipas tij, ai nuk ndikonte statusin që ka aktualisht si kryetar i KLP.

Mirëpo, vendimi i shkallës së dytë të vettingut duket se ka ndezur një konflikt të ri në organet e drejtësisë. Qeveria e Prokurorëve do të mblidhet nesër, sipas një njoftimi të nënkryetarit Tartar Bazaj për fatin e mandatit të Alfred Ballës, por ky i fundit ka thirrur një tjetër takim po në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

“Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.

Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla”, thuhet në njoftimin e KLP-së, thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj.

Kreu i Qeverisë së Prokurorëve duket se po sfidon vendimin e një organi që larguar nga detyra ndër vite me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë. Një ngjarje e paprecedentë, sepse vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë përfundimtare dhe të paapelueshme.

Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Alfred Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.

Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimmarrjes së KPA-së për procesin e tij të vettingut.

“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla", thuhet në njoftimin e KLP, shpërndarë nga kryetari Alfred Balla.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese