Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasja dhe plagosja me thikë brenda Poliklinikës së Shkodrës, Gjykata çon në shtëpi babë e bir dhe vëllain e Vildan Kepëcës

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja dhe plagosja me thikë brenda Poliklinikës së
Pamje nga vendi i ngjajres

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë ka marrë vendimin në lidhje me plagosjen e ndodhur brenda Poliklinikës së Shkodrës. Ku ka vendosur të lerë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për tre personat e përfshirë në konflikt,  U lanë në shtëpi Arvin Fregjaj dhe babain e tij Agron Mehmeti.

Po ashtu masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është  caktuar edhe për Arben Kepëcën, vëllain e 32-vjeçarit Vildan Kepëca, që qe ai që mbeti i plagsur. Arben Kepëca ra në pranga pak orë pas plagosjes pasi dyshohet se u nis me armë zjarri për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar të sulmit.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Arvin Fregjaj dhe Agron Mehmeti deklaruan se ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër pas një konflikti të momentin, duke shtuar se nuk kishin pasur qëllim të dëmtonin rëndë 32 vjeçarin.

Gjykata ka arsyetuar se në këtë fazë të procesit, nuk është provuar që mjeti me të cilin është goditur Vildan Kepëca të jetë armë e ftohtë. Për rrjedhojë, akuza për mbajtje pa leje të armës së ftohtë nuk është konsideruar e mbështetur me prova në këtë fazë procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese