E vërteta e grabitjes së 10 milionë eurove brenda avionit në Rinas në vitin 2019, ka dalë në dritë sot, teksa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka zbardhur ngjarjen pas 5 viteve. Sipas njoftimit të SPAK, kjo grabitje është organizuar nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan.
Asokohe në Rinas u morën 7 thasë me para, 5 me kartmonedha valutë, ndërsa 2 thashë me monedha metalike. Në total arritën të grabiteshin 10 milionë euro. Në atë vit, në prill të 2019-tës, lajmi mori dhenë për shkak të vendit ku u arrit të kryhej vjedhja, ku siguria është jashtëzakonisht e lartë dhe ruajtja po ashtu në të njëjtin nivel.
Në njoftimin e SPAK thuhej:
“Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë”.
