Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngriti në këmbë policinë dhe RENEA-n, nxirret nga apartamenti vajza në Astir, djemtë arritën “t’ia mbathin”

Shkruar nga Newsbomb
Ngriti në këmbë policinë dhe RENEA-n, nxirret nga
Moomenti kur RENEA u fut ne banese

Pas katër orësh efektivët kanë arritur që të nxjerrin nga apartamenti të renë e identifikuar si Sajma Qordja.

Forcat Speciale arritën që të futen në banesën e kësaj shtetase të cilën e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike, mirëpo nuk janë konstatuar shenja dhune.

Burime për mediat bëjnë me dije se policia dyshon se në apartament përveç vajzës, ka pasur dhe persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë arritur të largohen para se Forcat Speciale të futeshin në banesë.

Gjithashtu, në apartament janë gjetur dy armë mbi tavolinë, për të cilat në këto momente po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës. Ky apartament thuhet se ishte marrë me qira ditore nga i dashuri i vajzës. Ky i fundit kishte marrë me qira edhe apartamentin ngjitur në të cilin efektivët arritën të futen ku gjetën dhe shenja kokaine mbi tavolinë.

Lidhur me zhvillimet e fundit nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed