Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nëse të luftosh për pavarësinë e vendit quhet krim atëherë kështu është historia”, Krasniqi kërkon pafajësinë e tij: Më mbajtët në burg për 16 vite se luftova kundër gjenocideve serbe

Shkruar nga Newsbomb
“Nëse të luftosh për pavarësinë e vendit quhet
Jakup Krasniqi

Në fjalën e tij prmbyllëse në seancën gjyqësore, ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi theksoi se historia e vërteton se ata që luftuan për pavarësinë e vendit të tyre janë të pafajshëm.

Krasniqi nënvizoi se ndodhet i burgosur prej 5 vitesh në lidhje me luftën çlirimtare të Kosovës, për të cilën akzuzohet për vrasjen e shumë ushtarëve serbë. Por ish-kreu i  UÇK-së i mëshoi faktit se nëse ata nuk do bëheshin bashkë për të luftuar për pavarësinë e vendit të tyre, sot e kësaj dite Kosova nuk do të ishte e lirë.

Ndër rreshta ai kujtoi dhe luftërat e mëparshme të organizuar në mbrojtje të vendit, përpara luftës së UÇK-së, për të cilat ai ka kaluar 16 vite prapa hekurave.

Ndërsa kërkkoi lirinë e tij, Krasniqi theksoi se nëse të luftuarit për të shpëtuar nga gjenocidet dhe vrasjet e njëpasnjëshme është krim, atëherë vetë historia është e tillë.

Ai solli gjithashtu në vëmendje luftërat e përgjakshme që Serbia i ka shpallur Kosovës ndër vite, nga të cilat kanë humbur jetën me dhjetra gra e fmëijë.

Ndaj, Kransniqi si dhe krerët e tjerë të cilët akuzohen për luftën çlirimtare të Kosovës, kërkuan sot që drejtësia të vendohet në vend dhe për ata të shpallet pafajësi.

Fjala e plotë e Krasniqit: Ju përshëndes dhe qytearët që festojnë në liri dhe pavarësi dhe me drejtësi. Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një nejri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor. Nga një popull që synonte të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidet e Serbisë, pjesën më të madhe të jetës e kalova i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.

Pas më shumë se 5 vite burgsoje me vendim të padrejtë, sipas meje unë jam angazhuar që herët vetëm për jetë e liri. Për më shumë se 5 vite besoj se më janë mohuar. Veçanërisht e drejta e një neriu në fazën e fundit të jetës së tij është për të jetuar ditët e mbetura pranë familjes e në atdheun e lirë. Kjo më është bërë mua pa i shkaktuar dëme askujt, unë përkundrazi rrezikova jetën time jo vetëm gjatë luftës çlirimtare, po që në 1973 së bashku me bashkëfshatarët e mi me besimin  se errësira e padrejtësisë do të thyhej me reagiminn e shpresës. Kjo është arsyeja pse u angazhova shpirtërisht.

Rreziqet ishin të jashtëzakonshme po askush nuk u shqetësua për sigurinë time. Sot ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit vetëm se luftova për liri, pavarësinë e popullit tim. Thashë në vitin e 16 se më shumë vite burg i kalova nga ‘81-‘91. Të kesh kaluar 16 nga 75 vite të jetës në burg, nuk është dicka e vogël. Dalja ime publike me 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave të Serbisë. Dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe më Cerez, Nikroshav e Prekaz, ku humbën jetën 83 njerëz, shumica e tyre gra e të moshuar, këto vrasje brutale shënuan një pikë kthese të ndërgjegjes për mbrojtjen e shqiptarëve. Çfarë më shtyu të marrq pjesë në atë kohë? Persekutimet, dhunimet e shumta, vrasje pa ndërprjeje që shunuan gjithë shekullin 20, më bën të vendosur.

Dashuria për jetën dhe lirnë më bëri ta marr këtë rol, një njeri nuk zgjedh rezistencën, e zgjedh atë kur cdo e drejtë e jetës i mbyllet. E drejta për ta dashur të hapur vendin tim e për të punuar për të, për të pëcjellë atë që kam mësuar mes dekadash jetë, për këto virtyte u prangosa me 4 nëntor të 2020. Akuzat e prokurorisë u ndërtuan mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra brenda nje dekade të vetëm.

Nuk besoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie. Drejtësia nuk ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve, ajo duhet të qëndrojë mbi prova. Padrejtësia e këtij rasti  është shkruar në vetë aktuakuzë. Mua më janë vënë role që në realitet nuk i kam pasur kurrë. Mirënjohje për dëshmitarët që folën për mua se kush isha e kush nuk isha, ata nuk erdhën për mua, por për të mbrojtur faktet e realitetit të Kosovës. Unë nuk gëzoja pushtetin e komandës që më atribuohet në këtë rast. NATO dhe bota demokratike nuk janë nënshtruar kurrë me terorrizmin apo gjenocidin, pa ndërhyrje liria jonë nuk do të ekzistonte.

Veprimet e UCK-së dhe të miat i dhanë përparësi paqes dhe kjo u dëshmua, ne qëndrojmë sot këtu padrejtësisht, historia do e kuptojë se pse vepruam, e jo vetëm për faktin se jemi akuzuar. Dua të flas për realitetin historitk: krimet që e formësuan atë periudhë të serbevë janë  të pandashme që duhet të gjykohen, janë të shkruara me shkronja shumë të mëdha në histori që duhen gjykuar. Ju kërkoj ta mbani fort në mendje atë histori se gjykimi tenton ta ngatërrojë pasojën me shkakun, mos e bëni atë gabim. Lufta jonë nuk ishte unike në histori.  

E drejta ndërkombëtare pohon se popujt që i rerzikohen persekutimit nuk janë armiq të drejtësisë, ata po vendosin parime mbi të cilat qendron drejtësia. Brezi ynë e kishte një vzion, jetën e lirinë, barëzinë, ky vizion kumon me shpalljen e pavarësisë, 17 shkurt 2008. Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një po tjetër, ne luftuam vetëm për jetën, lirinë, barazinë, e drejtësinë. Jo për të kontrolluar territorin apo përfitime kriminale. Ne synojmë që të kthenim Kosovën te populli i aj që ata të jetopnin me dininjitet. Çdo akuzë tjetër është gënjeshtër. Unë jam krenar. Zëri qëndronte për lirinë. Asnjë dëshmtiar nuk ka thënë ndryshe, kërkojini dhe shikojini, aty do gjeni të vërtetën. E përsëris dhe njëherë populli ynë nuk kërkoi kurrë shkatërrim apo tortutrë, ne kërkuam jetë e pavërsi.

Sot populli jeton me lirinë. Qëndroj para jush siç kam qenë gjatë gjithë jetës sime, i përgjegjshëm për të vertëten e i pafrikësuar. Nëse kjo bindje vertetohet si krim, atëherë vetë historia e tërë njerëzore është e tillë. Nëse kjo bindje për lirinë tonë gjykohet drejtë këtu, atëherë drejtësia nuk do më shërbejë vetëm mua por do nderojë parimin që e krijoi këtë gjykatë. Unë këtu mbyll fjalën time duke kërkuar drejtësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese