Ish-kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, mbajti fjalën e fundit përmbyllëse në gjyqin që po mbahet në Hagë, ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Vesili ka nënvizuar në fjalën e tij se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë si çdo vend tjetër i botës dhe tha se ai dhe familja e tij, kishin jetuar në persekutim të vazhdueshëm nga shteti serb.
“Burrat gratë fëmijët, përballeshin cdo ditë me padrejtësi. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh i pambrojtur dhe në kërcënim të vazhdueshëm dhe është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Por më më mësoi edhe një të vërtetë thelbësore, njeriu duhet të ruaj integritetin moral dhe vlerat humane”, tha ai.
Më tej ai tha se gjykata duhe t ë mbrojë me çdo kusht të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe se ai nuk ka kryer veprime të jashtëligjshme.
Fjala e plotë e Kadri Veselit:
Në fund të gjykimin tim, po them diçka të rëndësishme. Gjykata duhet të mbrojë, drtejtësinë, të vërtettën dhe paanësinë. Kjo nuk është thjehstë një detyrë ligjore por është kontributi i saj dhe trashgmina që do të mbetet prej kësaj gjykate. Ky është shkaku që iu bashkova atyre grabve dhe burrave që u bashkuan në radhët e UCK-së për lirinë e Kosovës. Dhe pse i kam shërbyer gjuthe jetën time vendit tim, që cdo qytetarë të njohë drejtësi dhe që bota ta njohë të vërtetën për kombnin tonë.
Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin, se e drejta, e vërta dhe liria do të triumfonin. Kam besuar që populli i Kosovës, kishte të drjetën e patjetërsueshme, për të liruar në liri dhe me dinjitet. Kam besuar se drejtësia do të vinte në fund, edhe pse me vonesë. Në të njëtjën kohë nuk kam besuar, se dhuna dhe urrejtja, do të prekte shpirtin e njerëzve të ndershëm. Ato shkatërrojnë shpirtin e një populli të ndershëm. Urrejtja është vetëm një formë tjetër e robërisë.
Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë dhe as paqja nuk mund të nsdërtohet mbi krim. Një kuauzë e fortë, nuk mund të mbrohet me mjetet të padrejta. ky nuk ka qenë vetëm një parim për mua, por një bindje morale, që ka udhëhequr secilin veprim timin. Familja ime edhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm, të shtetit serb, i cili e ka prekur secilin anëtar të familjes time, por edhe mbarë popullin tim.
Burrat gratë fëmijët, përballeshin cdo ditë me padrejtësi. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh i pambrojtur dhe në kërcënim të vazhdueshëm dhe është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Por më më mësoi edhe një të vërtetë thelbësore, njeriu duhet të ruaj integritein moral dhe vlerat humane.
Disa mund të pyesin, a janë vetëm fjalë këto, apo janë edhe vepra? Përgjigjia ime është e qartë, jo vetëm në fjalët e mia, por edhe në provat e paraqitura përpara kësaj gjykate. Pas deklaratve të panumërta, nuk ka asnjë provë që të trehojë që kam kryer asnjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundraligjshëm nga ana ime. Kjo nuk është cështje interpretimi, por fakti.
Sa i përket pjesmarrjes time në luftë, ajo nuk ka lindur prej dëshirës për konflikt, por si i ri, kam dëshiruar që të jetoja i thjkeshtë dhe me familjen time në paqe. Kam qenë student kur u shfuqizua autonomia e Kosovës dhe universiteti u sulmua nga forcat serbe. Na u hoqën të drejtat tona. Autonomia na u hoq, ne studeëntët u përjashtuan nga konvitet. Qyetarët u privuan nga të drejtat dhe liritë më elimentare.
E vërta është që Serbia dhe Millodhevici, kërkon kontrollin me të gjithë popujt e Jugosllavisë, kjo coi në urrejtja dhe luftra që në fudn cuan në shkatërrimin e krejt saj.
Në fillim të viteve 90’, unë jam larguar nga Kosova, ka qenë një largim i detyruar por edhe për një jetë më normale.Nsërsa unë po jetoja në një vend të lirë, vendi im po përjetonte vuajtje të thella në robëri. Pas marrëveshjes së Dejtonit, shqiptarët mund të jetonin vetëm nën kërcënim.
Në 1998 ishte në universitet në Zvicër kur ndodhi masakra e parë. Tragjedia e Prekazit, ka qenë vazhimësi e masakrave nga forcat serbe. Terrori dhe masakrat si ajo e Sebrenicës, kishin filluar të ndodhin edhe në vendin tim.
Prandaj jam kthyer në Kosovë. Jo me urrejtje, por me bindje. Synimi im ishte i qartë. Kontribuova për lirinë e vendit tim, por nuk i bëra askujt padrejtësi.
Duke parë realitetin e sotëm që bota ka shumë nevojë për paqe, është shumë e qartë që ajo nuk arrihet lehtë.
Mbi të gjitha, ai që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria mbi të vërtetën. Qëndroj në këtë proces me bindje se e vërteta nuk ka arsye pse të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Kam jetuar me këtë bindje. Me siguri ju a them, unë e di kush jam. Ndërgjegjja ime është e pastër. Tani çdokush mund ta shohë atë.
Në vendimin tuaj do të mbizotërojë vetëm e vërteta, paanësia dhe ligji. Duke qenë se dje ishte Pavarësia e vendit tim. Urime Pavarësia. Ta gëzoni populli i Kosovës lirinë. Zoti ta bekojë Kosovën dhe popullin e saj”


