Në fjalën e tij përmbyllëse në seancën e sotme gjyqësore në Hagë, Hashim Thaçi risolli në kujtesë momentin kur ndërmori hapin për të mbledhur përfaqësues ndërkombëtar në mënyrë që të siguronin çlirimin e Kosovës.
Thaçi theksoi në fjalën e tij se Didmari u manipulua asokohe se do të’i hiqej reja e zezë e Kosovës, duke shtuar se tentuan edhe t’i merrnin jetën atij. E për këtë të fajësonin ish-krerët e UÇK-së.
Më tej Thaçi komentoi dhe momentin kur i është dashur të votojë për gjykatën e Hagës, nga e cila priste që të merrte vendimet e duhura dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por duke parë akuzat e ngritura nga Prokuroria për ish-krerët e UÇK-së, u vërtetua ajo që kritikët i druheshin prej kohësh.
“Drejtësia për viktiat nuk duhej gë bëhej duke ndjekur të pafajshmit” theksoi Thaçi në fjalën e tij.
Ndërsa më tej kërkoi se vendimi më i drejtyë në përputhje me Kushtetutën e vendit është shpallja e pafajësisë së Kosovës.
Fjala e Thaçit: Sapo u publikua raporti i Didmarit, mblodha përfaqësuesit ndërkombëtar të Kosovës. Kërkohej një tjetër hetim i pavërtetë, ata premtuan se do të hiqnin renë e zezë mbi Kosovën. E vertëta është se ata e manipuluan Didmarin. Ata e ushqyen me informacione të rreme dhe tentuan ta vrisnin për të na fajësuar neve. Qëllimi ishte i qartë: të diskreditohej projekti më i suksesshëm. Kur u votuam në parlament për thememlinn e kësaj gjykate besuam se do të vepronte në përputhje me standartet, po unë jam kritik ndaj kësj.
Nga ana tjetër dhe kritikët thonë se kjo gjykatë kriminalizon idenë tonë për liri, por nuk ua ta besoj. Kjo prokurori që kërkonte të heqë renë e re të Kosvësm po kërkon që ta zëvendësojhë atë me një tjetër re të ze. Shumë akuza që kamë dëgjuar në këtë sallë i kam dëgjuar dhe në zgjedhjet. Është e vërtetë që kjo prokurori pretendon se una i nxorra në lajthitje gjatë gjithë luftës.Si duket kjo prokuroria sërish më mbiçmon më tepër se e meritoj.
Ajo e injoron vetë të vërtetën. Asnjë i akuzuar për krime lufte nuk do të ishte arratisur pas shpalljes së pavarësisë. Kur isha kryeministër unë u betova që krimet e luftës të mbeteshin në duart e Kosovës. E vërteta është se drejtësia për viktimat nuk ndërtohet duke ndjekur të pafajshmit. Pajtimi nuk ndodh me ndjekje selektikve e etnike.
Gjatë gjithë jetës unë jam udhëhequr nga idealet e pavarësisë në udhëheqje. Unë kam vetëm ne lutje që vendimi të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ndaj i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e të akuzuarve.
