Konteinerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, ku dyshohen se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri. Ky është lajmi i fundit i publikuar nga “Bloomberg” që raporton se kjo po ndodh për shkak të denoncimit të bërë nga grupet mjedisore.
Eksportimi i paligjshëm, tashmë ka marrë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare që po punojnë intensivisht për kthimin e dy anijeve të linjës së transportit “MAERSK” që kanë 100 kontinierë të mbushur me 800 tonë mbetje industrial nga Shqipëria.
Anija e parë “A.P” Moller” që transporton 40 konteinerë të mbeturinave pritet të mbërrijë nesër në Singapor dhe ngarkesa e dyshimtë do të kthehet në Itali, sipas faqes së specializuar “MSC Mediterranean Shipping Company” që ndjek ngarkesat në Europë. Për këtë ka folur zëdhënësja Sumerr Shi që ka deklaruar: “MAERSK po punon me autoritetet e Singaporit dhe linjën e transportit për të cilën po transporton konteinerët. Po sigurohemi që ato të kthene në Shqipëri në mënyrën më të sigurtë të mundshme”.
Ndërkaq anija tjetër me 60 konteinerë pritet të mbërrijë në Singapor po këtë muaj. Dhe sipas Shi, edhe kjo anije do të kthehet në Shqipëri. I gjithë alarmi erdhi nga “Basel Action Netëork” një organizatë jo fitimprurëse amerikane që ndjek tregtinë e toksikeve me bazë në Amerikë.
"Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një rritje të mbeturinave nga vendet e zhvilluara, duke përfshirë plastika të ndotura dhe mbeturina industriale dhe elektronike, që mund të përmbajnë toksina. Sipas Konventës së Basel të Kombeve të Bashkuara, një marrëveshje globale e nënshkruar nga shumë ekonomitë e zhvilluara, vendet duhet të japin miratimin e tyre për mbeturinat që drejtohen drejt tyre.
Autoritetet tajlandeze ende po komunikojnë me zyrtarë të huaj përgjegjës për monitorimin e dërgesës, sipas një zyrtareje në Departamentin e Punëve Industriale. Tajlanda do të bllokojë dhe nuk do të lejojë që mbeturinat e rrezikshme të transportohen në vend," tha Sumerr Shi.
"Basel Action Network, e cila ka njoftuar më parë Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbeturinave elektronike, kërkoi që dërgesat të kthehen në Shqipëri dhe të ndëshkohen tregtarët e përfshirë.
“Është thelbësore që qeveritë të përmbushin detyrat e tyre sipas rregullave të Konventës së Bazelit” tha Drejtori Ekzekutiv Jim Puckett. “Është e qartë se është shumë e lehtë për tregtarët dhe industrinë të ngarkojnë kontejnerë me materiale që ndryshe do të kushtonin shumë për t'u trajtuar siç duhet – qoftë mbeturina plastike, mbeturina elektronike, apo pluhur toksik nga furrat e çelikut”.
Basel Action Network, së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, alarmoi shumë vende kur morën vesh se më shumë se 800 ton pluhur nga furra elektrike po transportoheshin me anijet e kontejnerëve Maersk dhe MSC. Ngarkesa ishte ngarkuar nga porti i Durrësit në Shqipëri në korrik dhe pritej të arrinte në Tajlandë si destinacioni final.
Pluhuri nga furrat, që kërkon trajtim, është një produkt mbeturinash të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i hekurit të përdorur dhe përmban okside metalesh toksike si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.