Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, mëngjesin e sotëm.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar Margarita Xhepa, e cila është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, do të mbahen nesër.
Homazhet do të mbahen në Teatrit Kombëtar të Operas, nga ora 10:00 deri në 13:00.
Burime për mediat bëjnë me dije se ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje e cila fatkeqësisht e “gjunjëzoi” në fund të kësaj beteje.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Margarita Xhepa, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

