Hapësire reklamuese


Foto e Ditës

Shuhet artistja e madhe Margarita Xhepa!

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet artistja e madhe Margarita Xhepa!
Margarita Xhepa

Një lajm i trishtë erdhi mëngjesin e kësaj të enjte, 3 prill 2025. Margarita Xhepa ikona e kinematografisë shqiptare, një yll i cili shndriti përgjatë gjithë jetës së saj, u shua në moshën 91-vjeçare.

Margarita Xhepa, një emër që nuk ka nevojë për tituj, pasi ajo vetë ishte një monument i gjallë i artit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e këtij 3 prilli në shtratin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Margarita Xhepa është konsideruar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60 dhe deri më tani.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj dhjetëra vjeçare.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit”, gjerdani i kinemasë ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese