Që prej ditës së djeshme në Ankara është duke u zhvilluar Samiti i 36-të i NATO-s, ku janë mbledhur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës.E teksa dje bisedimet u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet, sot fokusi pritet të jetë te situata në Ukrainë.
Si edhe te paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.
Po ashtu pritet që sot presidenti i SHBA Donald Trump të takohet me atë ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim ky i cili thuhet të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme të bllokut perëndimor në mbështetje të Kievit.
Nga ana tjetër, presidenti Turk Recep Taip Erdogan, pritet të zhvillojë disa takime me krerë shtetesh, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Kujtojmë se dita e parë e takimeve në kuadër të Samitit në Ankara u përmbyll me një darkë shtetërore të Presidentit turk, që priti mbi 32 liderët e Natos.
