Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

30 ditë “Revolucioni Flamingo”!

Shkruar nga Newsbomb
30 ditë “Revolucioni Flamingo”!

I ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo”, sot bën plot 30 ditë protestë, nga qytetarë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë.

Protesta e parë nisi më 23 maj në fshatin Zvërnec, dhe rreth një javë më vonë më 30 Maj u regjistrua dhuna e ushtruar nga një polic privat kundrejt një protestuesi, kjo qe shkëndija që ndezi protestat në Tiranë, ku qytetarët nisën tubimet e përditshme të pandërprera çdo ditë rreth orës 18:00.

Lëvizja nisi si reagim mjedisor kundër projektit turistik luksoz të investitorit amerikan Jared Kushner në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe Ishullit të Sazanit. Ajo mori emrin "Revolucioni i Flamingove" sepse zona e projektuar është habitati natyror i këtyre shpendëve. Më tej protesta mori përmasa më të mëdh, përtej kauzës mjdisore duke kërkuar transparencë ligkore dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ndër 5 kërkesat që janë paraqitur nga protestuesit, të cilat u prezantuan më 22 qershor, nga Dritan Goxhaj, emër ky i cili ngjalli shum përplasje dhe polemika në sferën politike. Pas reagimeve të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe jo vetëm.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese