Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Lirohen 19 protestuesit!

Shkruar nga Newsbomb
Lirohen 19 protestuesit!

Pasi Gjykata e Tiranës vendosi masat e sigurisë, 19 protestuesit kanë lënë qelitë e paraburgimit pasditen e kësaj të diele.

Pasi kanë dalë nga komisariati, ata janë pritur me ovacione dhe me thirrjet: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ndërsa nuk munguan përqafimet dhe puthjet me familjarët e miqtë. Gjykata e Tiranës la në burg dy të arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër caktoi masat e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe "arrest në shtëpi".

Sipas vendimit të Gjykatës, 14 persona u lanë me masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", dy të tjerë me masën "arrest në shtëpi", ndërsa për pesë protestues nuk u caktua asnjë masë sigurie.

Bëhet me dije se në qeli janë lënë të rinjtë Ervin Gega dhe Everest Bardhi, të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë goditur dhe dëmtuar një makinë policie.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese