Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri!
Edi Rama e Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte konfirmoi dje nga Ankaraja se samiti i radhës i Aleancës do të mbahet në Shqipëri.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte gjatë një prononcimi për mediat në Ankara, ku u zhvilluan punimet e samitit të NATO-s.

Në konferencën për shtyp, kreu i Aleancës bëri të ditur se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, ndërsa sqaroi se data e zhvillimit të tij do të përcaktohet më vonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese