Spanja është zyrtarisht kampionja e re e botës, pasi ka mposhtur në finale Argjentinën. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium” të New Yorkut, përfundoi me shifrat 1-0.
Skuadra e trajnerit Luis de la Fuentes i pati të gjitha shanset për të shënuar, por gjetën përballë një mur si portieri Martinez që ndali çdo tentativë për gol të iberikëve.
Në fundin e pjesës së dytë, Argjentina mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të mesfushorit Enzo Fernandez, për të ndërlikuar gjithçka për të tijët.
Me rikthimin në fushë, vjen dhe momenti më i rëndësishëm për spanjollët, ku i ardhuri nga stoli, Ferran Torres shfrytëzon në të 106-tën minutë një aksion gati perfekt duke shënjestruar saktë portën argjentinase dhe “thyer” Emiliano Martinez.
Kështu, Spanja rikthehet tek fitimi i Botërorit pas 16 vitesh, ndërsa për Leo Messin me shokë mbyllet në këtë mënyrë rrugëtimi i tyre në këtë turne.
