
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktiviteti e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Në nisje të fjalës së tij, Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“Më lejoni t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe, t'i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune, pas disa javësh i shtruar në një spital në Athinë. Pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët, Kryepeshkoi nuk ia ka dalë.