Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori 90% të votave, Elvira Fetahu zgjidhet rektorja e Universitetit "Aleksandër Xhuvani"

Shkruar nga Newsbomb
Mori 90% të votave, Elvira Fetahu zgjidhet rektorja e Universitetit
Prof.dr. Elvira Fetahu

Prof.dr. Elvira Fetahu është zgjedhur rektorja e re e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Ajo ka arritur të grumbullojë rreth 90% të votave, duke i hapur rrugë marrjes së kreut si rektorja e re e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" ne Elbasan. Deri më tani Fetahu mbante postin e zëvendës rektores, kurse për dy mandate postin e Rektorit e ka mbajtur Prof. Dr Skender Topi.

Nga procesi zgjedhor, në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit janë zgjedhur në poste të reja dhe:

- Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit Ekonomik, z. Shpëtim ÇERRI me 71.19 % të votave (sipas formulës).

- Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës “, znj. Bederiana SHYTI me 70 % të votave (sipas formulës).

- Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, znj. Elisabeta OSMANAJ me 80.1 % të votave (sipas formulës).

- Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike “, znj. Brunilda ELEZI me 95.94 % të votave (sipas formulës)

- Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, z. Ardian LAMI me 52.93 % të votave (sipas formulës).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese