Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Molotovi i shpërthen në këmbë, plagoset efektivi i policisë te Bashkia e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Molotovi i shpërthen në këmbë, plagoset efektivi i
Polici që i shpërtheu molotvi në këmbë

Një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e tensioneve të protestës para Bashkisë së Tiranës. Burime për media bëjnë me dije se një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur pasi i ka shpërthyer një molotov në këmbë.

Siç shihet edhe në foton më poshtë, kanë qenë kolegët që kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar zjarrin që kishte përfshirë këmbën e policit.

Kujtojmë që protesta e opozitës ka nisur rreth orës 18.30, ku fillimisht nisi pranë Kryeministrisë, ku pati përplasje me policinë, ndërsa më pas i zhvendos në Selinë e PS.

Militantët hodhën molotov dhe gurë në selinë, ku madje banderola kryesore me imazhin e Ramës, u përfshi nga flaka. Tashmë protesta po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ku nuk mundojnë përplasjet dhe tensionet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese