Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit! KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK me rregulla të ndyshuara

Shkruar nga Newsbomb
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit! KLP zgjedh sot kreun e ri
Altin Dumani - SPAK

Mandati i Altin Dumanit si kryeprokuror i SPAK është drejt përfundimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 09:00 për të përzgjedhur pasuesin e tij.

Mbledhja për kreun e ri të SPAK do të jetë e hapur për mediat dhe të pranishëm do jenë dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.

Kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë 4: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë.

Kujtojmë se një ditë para mbledhjes së SPAK, SHBA vlerësoi punën e Altin Dumanit pas një takimi të zyrtarit të DASH, Zv.drejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise.

Ndërkohë, delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasada e Britanisë së Madhe bënë thirrje që gara të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, ndërsa mesazhi i tyre ishte për të përzgjedhur një kandidat  i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

Altin Dumani është zgjdedhur në Krye të SPAK më 18 dhjetor 2022, dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës.

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë por edhe imazhin publik të karrierës së tij.

KLP ka ndryshuar rregulloren e zgjedhjes së kreut të SPAK,pak orë para votimit, duke hequr votimin e hapur dhe duke e zëvendësuar atë me votim të fshehtë. Pra, ndryshe nga mënyra si janë zgjedhur ish-drejtuesit e SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, tani anëtarët e KLP do të votojnë me fletë-votimi të fshehtë. Më parë pë të votuar ngrihej dora kurse gjatë votimit të sotëm emrat do të shënohen në letrën e votimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese