Lëvizja që nisi të dielën e fundit të Majit i zuri të gjithë në befasi. Qeveria ka ndjerë efektet e tërmetit të protestës dhe po përpiqet të mbijetojë. Por Opozita ka marrë goditje fatale dhe do ta ketë shumë të vështirë tanimë të gjejë formën e mënyrën se si do të paraqitet nesër para qytetarëve. Marshimi i të rinjve e të rejave në Bulevard ka lënë në hije jo vetëm PD po dhe formacionet e tjera të vogla që luftojnë me Edi Ramën. Si u përmbys e gjithë skena politike 35 vjeçare në 50 ditë dhe çfarë pritet të ndodhë në vijim. Një raport i plotë nga revista Newsbomb.
Të shtunën e 30 majit askush në Shqipëri nuk e mendonte se një incident në një protestë ambjentalistësh dhe banorësh në Zvërnec të Vlorës do të sillte një lëkundje të atyre përmasave në shoqëri dhe në politikë, që nuk ishte parë për vite e dekada. Të nesërmen, të dielën në orën 6 pasdite, këtë e kuptuan të gjithë.
Nuk u mor vesh mirë se si u organizuan dhe nga dolën, vetëm se nga rrugët kryesore të Tiranës vërshuan të dielen e fundit të Majit, mijëra të rinj, burra e gra, të cilët e ndalën vrapin në Bulevard, para zyrës së Edi Ramës. Atë natë ishte një shpërthim revolte për shkak të ngjarjes në Zvërnec, ku një i pakënaqur prej rrethimit me tela të disa hektarëve dhe makinerive që kishin nisur punimet, u godit dhe u tërhoq zvarrë nga policë privatë në praninë e uniformave të shtetit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
