Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.
Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë dhe të mazhorancës kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.
Pjesë e këtyre homazheve ka qenë edhe Liri Berisha së bashku me vajzën e saj, Argita Malltezi. Në një prononcim të shkurtër Liri Berisha i shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe, teksa tha se Gerti Bogdanin do ta kujtojnë me shumë dashuri dhe respekt.
“Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindrit dhe uroj që të gjejnë forcë për të kapërcyer këtë dhumbje këtë këputje të madhe, Edlirën para së cilës sot dalin detyra të mëdha dhe të vështira. Ngushëllime kolëgevë dhe miqëve. Ai bëri një udhëtim të shkurtër por të bukur, të gjithë do e kujtojmë me shumë dashuri dhe me shumë respekt”, tha ajo ndër të tjera.
Pjesë e homazheve ka qenë edhe Lulzim Basha me bashkëshorten e tij, Aurelën.
Sakaq, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje për të marrë pjesë në homazhe, por që nuk i është dhënë leje nga gjykata pasi ndodhet në “arrest shtëpie” për afreën e “Partizanit”.
