Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Lavdia" e Klanit Çopja: Dy vëllezërit shpërndanin "pika" në Itali në 2006, u fuqizuan shumë dhe kapën tregjet e kokainës në Europë

Shkruar nga Newsbomb
"Lavdia" e Klanit Çopja: Dy vëllezërit
Ilustrim: Hajdar Çopja alias Hajdar Bako (Dari i Elbasanit)

Vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme se janë në krye të një grupi kriminal përgjegjës për trafikun e kokainës në Shqipëri dhe në disa shtete europiane, si dhe për vrasjen e kundërshtarëve të tyre, kryesisht në Elbasan.

Gati dy dekada më parë ata ishin shpërndarë të thjeshtë të kokainës në doza të vogla; punonin për të tjerët në qytezat italiane dhe çonin "pikat" atje ku i kërkonin klientët, derisa nisën të krijonin fuqinë e tyre ekonomike.

SPAK thotë se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi, pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u ekzekutua shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës.

"Lavdia" e Klanit Çopja: Dy vëllezërit
Hajdar Çopja alias Hajdar Bako (Dari i Elbasanit)

Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej. Bëhet fjalë për vrasje përtej Elbasanit dhe kufijve të Shqipërisë, kryesisht në Belgjikë.

Paratë e përfituara nga trafiku i kokainës, vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, sipas të dhënave të siguruara nga organi i akuzës, rezulton se i kamë investuar në Shqipëri kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive nga SPAK dhe BKH janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Gjithashtu, rezulton se klani Çopja ka investuar në çeljen bizneseve të reja dhe përdorimin e bizneseve ekzistuese me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Franc Çopja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese