Autori 35-vjeçar i ngjares së rëndë në Roskovec mësohet se ka liruar ish-të fejuarën e tij Rozalinda Plaku, të cilën po e mbante peng, pas ndërhyrjes së forcave RENEA.
Ndërkohë mësohet se po negociohet që të lirohet edhe autori i cili është i rrethua nga forcat e policisë dhe RENEA. E reja raportohet të jetë në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas burimeve për media nga policia, ajo është duke u dërguar për në spital.
Kujtojmë se pak më herët siç edhe raportuam forcat RENEA, “blinduan” zonën në një fshat të Beratit, ku u lokalizua autori dhe e rrëmbyera.
Refit Buzi, 35 vjeç vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-gruan e tij, rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të premteje.

