Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon ashpër sulmin kriminal në Kosovë: Akte të mbështetura nga Beogradi zyrtar

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon ashpër sulmin
Pamje nga kanali Iber-Lepence

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me një reagim zyrtar, ka dënuar ashpër sulmin kriminal dhe terrorist të kryer ndaj Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Vragaë në kanalin e Ibër-Lepencës.

Ky akt është pasues i disa akteve të tjera terroriste të ndodhura brenda disa ditëve të rajonin e Kosovës ndërsa e kanë cilësuar si një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilietin në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i është drejtuar në thirrje organeve ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ve dhe Bashkimit Europian, për të vepruar mbi Serbinë dhe për të ndaluar aktet destabilizuese me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet kriminale dhe terroriste të ditëve të fundit në Kosovë, të cilat përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Aktet e përsëritura të dhunës, përfshirë shpërthimin e granatave pranë institucioneve dhe dëmtimin e kanalit jetik, ujësjellësit të Ibër-Lepencit, janë veprime të qëllimshme për të minuar integritetin e Republikës së Kosovës dhe për të krijuar pasiguri te qytetarët e saj.

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, që furnizon qytetet me ujë dhe KEK-un me burime për prodhimin e energjisë, është një akt i paprecedentë dhe kriminal që kërcënon furnizimin me ujë dhe energji për mijëra qytetarë. Kjo përbën një përpjekje të qartë për të goditur infrastrukturën kritike dhe për të paralizuar jetën normale të qytetarëve të Kosovës.

Ne ndajmë shqetësimin e institucioneve të Republikës së Kosovës se këto sulme janë organizuar dhe orkestruar nga struktura kriminale dhe paramilitare, të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Përfshirja e figurave të njohura për aktivitetet e tyre destabilizuese në rajon është një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Ballkanit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të ndalur mbështetjen ndaj këtyre veprimeve destabilizuese dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve shtetërore përballë këtyre provokimeve.

Në këtë moment kritik, qëndrojmë të bashkuar me institucionet e Republikës së Kosovës dhe popullin e saj, duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këto akte terroriste dhe kriminale nuk do të triumfojnë, pasi drejtësia dhe shteti ligjor do të dalin sërish fitimtarë”, shkruan Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese