Protesta e opozitës ka startuar ndërsa kanë filluar dhe konfrontimet e para mes policisë dhe protestuesëve. Dhjetëra qytetarë kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve ndërsa policia është vendosur në terrren duke i bërë thirrje protestuesëve me megafon për të mos bllokuar qarkullimin rrugor.
“Qytetarë, mos pengoni qarkullimin sepse veprimet tuaja janë të dënueshme”, ishte thirrja e policisë.
Duke lajmëruar dhe njëherë që bllokimi i rrugëve do të konsiderohet një vepër penale, policia ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga akset dhe të mos bllokojnë qarkullimin. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë fikur makinat e tyre në mes të rrugës ndërsa protestuesë të tjerë janë ulur këmbëkryq në autostradë për të mos lejuar kalimin e asnjë mjeti.
Kjo ka sjellë dhe një axhitim mes protestuesëve që kanë kundërshtuar bindshëm thirrjen e policisë dhe kanë vazhduar mosbindjen civile me thirrje kundër Edi Ramës dhe qeverisë.
View this post on Instagram

