
Ilir Meta është arrestuar mesditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Kryetari i Partisë së Lirisë është ndaluar në zonën pranë “Casa Italias”, ndërsa do të shkojë drejt Drejtorisë së Policisë në kryeqytet.
Në fakt, lajmet për arrestimin e Ilir Metës kanë qarkulluar muaj më parë, periudhë që përkonte me sulme të njëpasnjëshme të kryetarit të Partisë së Lirisë kundrejt shefit të SPAK-ut, Altin Dumani.
Në atë periudhë, ai deklaronte: “Unë njeri nuk kërcënojmë por unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK. Ai të ketë kujdes se do ku do ikë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze...", Dum Dumani është palaço, është shndërruar në një pistoletë të Edi Ramës”.
Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, ku akuzohet për pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ndërkaq raportohet se Prokuroria e Posaçme ka dhënë dhe një masë sigurie “Detyrim Paraqitje” për Monika Kryemadhin.