Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e homazheve në nderim të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se gruaja e Kadaresë, Helena ka marrë vendimin që varrimi të bëhet me pjesëmarrjen të ngushtë të afërmve dhe miqve të Kadaresë.
Kreu i qeverisë tha se duket të gjithë të respektojnë këtë vendim, teksa tha se kanë ardhur miq nga Franca për të nderuar Kadarenë.
"Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve
Ska asnjë dyshim që ky do ishte edhe vullneti i Kadaresë nëse do të pyetej. U kërkoj të gjithëve rrespektimin e këtij vendimi.
Trupi do të dërgohet për në banesën e fundit, ku normalisht do kryhet edhe në prani të miqve nga Franca, pjesa përmbyllëse e ceremonisë shtetërore të Ismail Kadaresë", tha Rama ndër të tjera.
