![Ish-ministri socialist i shokuar nga ngjarja në Pogradec: Në 2024,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1723623707xilustrim-arben-malaj-vendi-ku-dha-shpirt-rgli-proga-318.jpg)
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar për krimin që tronditi fundjavën e kaluar Pogradecin, ku një 42 vjeçar dyshohet se është rrahur barbarisht për vdekje nga Denis Meçe, vetëm sepse nuk kishte pranuar të paguante "gjobën" ndaj të fortit të zonës.
Teksa ndan një shprehje të Mark Twain, ai thotë se është drithëruese të shohësh dhe mendosh se në vitin 2024, shteti dhe të gjitha institucionet e tij kanë frikë nga gjobëvënësit dhe të fortit që u vendosin gjoba bizneseve të ndershme.
"Ngjarja e Pogradecit eshte dritheruese. Te mendosh qe ne Shqiperi ne 2024, paska individe apo grupe gjobevenes dhe te fortesh prej te cileve paska frike dhe shteti:
Te konstatosh se keto grupe I kane frike qytetaret;
Te shikosh se si polici apo policet kane frike prej gjobevendesve dhe te forteve te njohur publikisht;
Te shikosh qe policia tenton ta fsheh krimin edhe kur ka viktima;
Te konstatosh se gjykatesit kane frike nga gjobevenesit dhe te fortet, duke ju ulur denimet deri tek shpallja ligjerisht te pa fajshem. Kjo situate nuk ka percaktim me domethrnes se sa ky i Mark Twain. Mesazhi tij eshte nje kembane sensibilizimi qe duhet te ndergjegjesoj opinionin publik", shkruan Arben Malaj.
![Ish-ministri socialist i shokuar nga ngjarja në Pogradec: Në 2024,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1723623421xscreenshot-1-832.jpg)
Egli Proga u vra pasditen e së shtunës nga Denis Meçe, pas një konflikti të çastit midis tyre. Ngjarja e rëndë, u raportua fillimisht si aksidentale, por më vonë hetimet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nga Meçe.
Siç raportuam edhe më parë, zanafilla e kësaj ngjarje dyshohet se ka lidhje me gjobëvënien, ku autori Denis Meçe ka nisur konfliktin me të riun pasi ai nuk ka pranuar që t’i japë xhiron ditore që kishte bërë nga biznesi i tij.
42 vjeçari, Egli Proga ka thënë se nuk mundet që të ja japë ato para, pasi të ardhurat i nevojiten për familjen e tij dhe dy fëmijët e mitur. Refuzimi i pagesës, ka bërë që autori i vrasjes, Meçe ta godasë atë disa herë, por një grusht në anën e majtë të kokës duket se ka rezultuar fatal për jetën e Egli Progës.